Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Letonia kërkon sanksione ndaj importit të energjisë nga Rusia

Vendet e BE-së duhet të konsiderojnë vendosjen e sanksioneve ndaj importeve të energjisë nga Rusia për të ndaluar luftën në Ukrainë, ka deklaruar të enjten kryeministri i Letonisë, Arturs Karins, raportoi BBC-ja.

Karins mendon se sanksionet e energjisë do të ishin një mënyrë për të "ndaluar rrjedhjen e parave në arkat e luftës së Putinit".

"Mënyra më logjike për të ecur përpara është te nafta dhe qymyri. Ne duhet të ndalojmë Putinin. Sepse nëse nuk e ndalojmë Putinin, ai nuk do të ndalet”, ka deklaruar Karins, i cili po merr pjesë në një samit me liderët e BE-së në Bruksel.

Shumica e shteteve më të fuqishme në botë po vazhdojnë t’i vendosin sanksione politike dhe ekonomike Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Mirëpo, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar ditë më parë se këto sanksione vetëm se do ta fuqizojnë shtetin e tij.