Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov: Ukraina me kushte joreale për nisje të negociatave

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se Ukraina ka paraqitur kushte joreale për nisjen e negociatave, raportoi BBC-ja të martën.

Ai deklaroi në Samitin G-20 se këto kushte “nuk janë adekuate për situatën”, duke shtuar se sa më gjatë që Ukraina refuzon të negociojë, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën në samit se pas çlirimit të Khersonit, lufta mund dhe duhet të ndalet, derisa prezantoi “formulën e paqes” me 10 propozime.

Fjalimi i Zelenskyt, sipas Lavrovit, çon në përfundim “se ai nuk dëgjon asnjë këshillë nga Perëndimi për negociatat.

Lavrov shtoi se është takuar me liderët e Gjermanisë dhe të Francës, derisa shtoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, konfirmoi “qëllimin e tij për t’i vazhduar kontaktet me Putinin, për zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim në Samitin G-20 të martën. Samiti, ai iu referua si G-19, duke mos dashur të përfshijë Rusinë. Ministri rus, Lavrov, ishte pjesëmarrës në samit, në vend të presidentit Vladimir Putin.