Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se ka “opinion të përbashkët” me kolegun amerikan, Rex Tillerson, për çështjen e Koresë Veriore, por dallojnë në mënyrën e zgjidhjes së krizës për programin e armatimit atomik të Phenianit.
Të dy diplomatët e lartë mbrëmë kanë biseduar me telefon dhe “e kanë ndarë opinionin e përbashkët se zhvillimet atomike dhe raketore në Korenë Veriore, paraqesin shkelje të kërkesave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Rusisë, raporton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLavrov nuk pajtohet me kërcënimin e Shteteve të Bashkuara për intervenim ushtarak dhe për imponim të sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë Veriore dhe kërkon që diplomacia amerikane të synojë qasje më paqësore për negociata, thuhet në njoftim.