Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov: Marrëdhënia mes Rusisë dhe Kinës do të forcohet

Marrëdhëniet e Rusisë me Kinës do të bëhen më të forta si rezultat i situatës aktuale politike, sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raporton BBC të shtunën.

“Në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne - si dy fuqi të mëdha - duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë", citohet të ketë thënë Lavrov nga agjencia e lajmeve Interfax.

Në një bisedë telefonike të premten, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi liderin kinez Xi Jinping për “ndikimet dhe pasojat” për Kinën nëse Pekini i ofron mbështetje Rusisë për luftën, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Media shtetërore kineze raportoi se Xi përshkroi luftën “në interesin e askujt”, por nuk përmendi kritika direkte për presidentin Putin.

Sipas disa mediave, Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake në mbështetje të luftës në Ukrainë.

Artikuj të ngjashëm