Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov e cilëson të tensionuar por me gatishmëri për të dialoguar takimin me Tillersonin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se beson se kolegu i tij amerikan ishte i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Rusinë për çështjet e ndërlikuara, me gjithë tensionet e dyanshme dhe imponimin e sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës.

“Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut”, tha Lavrov dhe ka shtuar se “mendoj se nuk ka alternativë ndaj kësaj”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve.

Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.