Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë të martën se Britania nuk duhet të quhet më Britani e Madhe pasi siç ka thënë, është i vetmi vend në botë që zyrtarisht e quante veten "E Madhe".
"Mendoj se Britania duhet të quhet thjesht Britani sepse 'Britania e Madhe' është i vetmi shembull i një vendi që e quan veten 'E Madhe'", u ka thënë Lavrov gazetarëve ndërsa fliste për kolonializmin rreth çështjes së Grenlandës.
Lavrov ka thënë se një shembull tjetër i një vendi që e quan veten "e madhe" ishte "Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane" e udhëhequr nga Muammar Gaddafi.
"Por nuk ekziston më", ka deklaruar Lavrov.
Ndërsa SHBA-ja nën Donald Trumpin synon të rikthejë lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen midis Rusisë dhe Ukrainës, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë.
E Britania thotë se Rusia është një kërcënim për Evropën. Mes luftës në Ukrainë, Rusia dhe Perëndimi kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shpalosjen e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
-
Britania në Këshill të Sigurimit bën thirrje për njohje të Kosovës
-
Irani paralajmëron Britaninë e Madhe të jetë “shumë e kujdesshme”
-
Britania s’do t’i bashkohet Bordit të Paqes të Trumpit shkaku i Putinit
-
Lavrovi i përgjigjet Trumpit për Grenlandën
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”