Rrjeti i njohur televiziv në SHBA, Fox News, ka arritur marrëveshje për padinë për shpifje nga kompania e pajisjeve të votimit “Dominion” në lidhje me raportimet e televizionit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Në marrëveshjen para se të niste procesi gjyqësor, rrjeti televiziv është pajtuar që të paguajë 787 milionë dollarë dëmshpërblim nga 1 miliard e 600 milionë sa kërkonte kompania “Dominion”.
Kjo kompani ka argumentuar se biznesi është dëmtuar nga lajmet e rrejshme të Fox News se votat ishin të manipuluara kundër Donald Trumpit.
Marrëveshja kursen shefat e Foxit, përfshirë Rupert Murdochun nga dëshmia në gjykatë.
Rrjeti televiziv ka thënë se marrëveshja e së martës ishte një nga gjykimet më të mëdha kundër shpifjes në historinë më të re të SHBA-së.
Fox News ka thënë se kështu shpërfaqet angazhimi i saj për standardet më të larta të gazetarisë.
Edhe
Trumpi padit New York Times-in për shpifje, kërkon miliarda dëmshpërblim
Rrjeti ka pranuar vendimin e gjykatës që konstaton se disa nga pretendimet ndaj kompanisë “Dominion” ishin të rreme.
Padia e kompanisë së pajisjeve të votimit ka argumentuar se televizioni ka dëmtuar rëndë reputacionin e pajisjeve, duke transmetuar lajme të rreme se votat e vitit 2020 i ishin vjedhur ish-presidentit Donald Trump.
Në padi gjithashtu thuhej se raportimet e rreme ishin pjesë e përpjekjeve për t’u arsyetuar para shikuesve që ishin të pakënaqur me vendimin e Fox News që të deklaronte se atëherë rivali i Trumpit, demokrati Joe Biden, kishte fituar në shtetin e Arizonas.