Për herë të parë pas nëntë vjet që kur filloi lufta civile në Siri (2011), një organizatë e specializuar e Lindjes së Mesme për sondazhe (SACD) organizoi një hulumtim me 1100 refugjatë sirianë në disa shtete arabe dhe në Europë për kushtet e tyre te kthimit në atdhe.
Nga te anketuarit del se 86 për qind do të kërkonin siguri, ndërsa 38 për qind kushte ekonomike për jetesë. Mbi 80 për qind e respondentëve u përgjegjen se kusht kryesor për kthim është rrëzimi i presidentit Asad dhe rrethit të tij.
Aktualisht në Liban gjenden rreth një milion e 300 mijë refugjatë sirianë, në Jordani rreth një milion, në Turqi gjenden 3 milionë, në Europë rreth dy milionë dhe në vendet tjera arabe mbi një milion, shkruan gazeta libaneze ,, L Orient le jour,,, transmeton Koha.net.
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Merzi paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani
-
Muaj pas rënies së Assadit, familjet e të zhdukurve në Siri ende kërkojnë drejtësi
-
OKB-ja pret që 1 milion sirianë të kthehen në Siri në gjysmën e parë të 2025-s