Beograd, 21 nëntor – “Afera e spiunazhit” në Serbi tashmë ka marrë përmasa dramatike, gjithsesi me ngjyrime politike, si kudo në Ballkanin Perëndimor.
Sipas gazetës “Novosti”, aktorë kryesorë të kësaj afere janë ish-zëvendësi i atasheut ushtarak të Rusisë, i akredituar në Beograd, koloneli Georgij Viktoroviç Kleban, dhe një zyrtar i lartë i Serbisë. Por, siç edhe mund të pritej nga një medium prorus, kjo gazetë shkruan se “ky operacion me siguri është i porositur nga Perëndimi, ndërsa qëllimi është komprometimi i marrëdhënieve të zyrtarëve të Beogradit me ata të Moskës”, transmeton Koha.net.
Por vazhdon të jetë enigmë e madhe se kush është zyrtari serb që mori mito, fytyra e të cilit në videoxhirim ishte mjegulluar. Gjithnjë sipas “Novostit”, “me siguri nuk bëhet fjalë për ndonjë oficer të rangut të lartë, ashtu siç ishte raportuar fillimisht, madje as për ndonjë nëpunës shtetëror”.
Sipas kësaj gazete, e afërt edhe me pushtetin aktual në Serbi, “ka indicione se kontakti i Klebanovit është njeriu i parë i një shoqate modeste proruse që vepron në Serbi”.
Disa bashkëbisedues nga sektori i sigurisë, thonë se ende nuk dihen të gjitha motivet e këtij operacioni, por që është shumë e mundshme se porositësi i aferës është në Perëndim. Por “reperkusionet e kësaj afere duhet të kërkohen në terrenin e politikës”.
-
Alarm në Serbi për një aferë spiunazhi, spiuni rus rekruton një spiun serb
-
Politico: Serbi që spiunon për Rusinë është takuar me parlamentarët evropianë
-
E pranon Vuçiq: Kemi dokumentuar një varg operacionesh të agjentëve rusë në Serbi
-
Kremlini i sigurt në marrëdhëniet me Serbinë me gjithë aferën e dyshuar të spiunazhit
-
REL: Informatori rus në takim me “agjentin serb” në Beograd