Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kush është Miles Routledge, britaniku që u kap nga talebanët për veprimtari të dyshimtë

Youtuberi i njohur britanik, Miles Routledge, është kapur nga grupe të talebanëve në Afganistan së bashku me dy gazetarë të tjerë.

Mediat britanike kanë raportuar se Miles, që u bë i famshëm në vitin 2021 pasi i kishte vizituar zonat më të rrezikshme në botë, ishte kapur nga talebanët në janarin e 2023-s dhe aktualisht s'dihet për gjendjen e tij. Ai me dy gazetarët janë ndaluar për veprimtari të dyshimta, ndërsa po merren në pyetje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Miles Routledge, 23-vjeçar, kishte vizituar ishuj të vetmuar, zona ku jetojnë grupe kriminale pa mbikëqyrje të policisë, Ukrainën gjatë agresionit rus, e të tjera.

Këto vizita i kishte filmuar dhe më i pas i kishte publikuar në Youtube.