Pas katër ditësh në arrati, i dyshuari për terrorizëm Daniel Khalife është arrestuar në perëndim të Londrës. Policia Metropolitane ka njoftuar se ish-ushtari 21-vjeçar është arrestuar 8 kilometra larg burgut Wandsworth nga i cili kishte ikur të mërkurën.
Policia ka arritur ta gjejë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe helikopterit që ishte angazhuar në zonat ku dyshohej se po qëndronte 21-vjeçari i akuzuar për montimin e bombave të rrejshme në një bazë ushtarake.
Ndaj tij në muajin nëntor do të nisë procesi gjyqësor pasi gjykata ia kishte mohuar lirimin me kusht në muajin janar. Ai është i akuzuar edhe për spiunim për shtetin armik që besohet se është Irani, të cilit i ka ofruar informacione për Britaninë.
Khalife ishte arratisur nga kuzhina e burgut kur ishte fshehur në pakot e ushqimit që po largoheshin nga burgu. Kryeministri Rishi Sunak është shprehur i kënaqur me arrestimin e ish-ushtarit. Policia për gjetjen e tij kishte ofruar shpërblim prej 20 mijë funteve.
-
I akuzuari për terrorizëm arratiset nga burgu i Londrës
-
Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford
-
Britania akuzon dy burra për ndihmë ndaj Iranit në incidentin e RAF Fairford
-
Policia britanike akuzon një anëtar të Marinës Mbretërore për spiunazh
-
Britania beson se Irani qëndron pas komplotit me bombë në bazën RAF Fairford