Udhëheqësia e Partisë Popullore Austriake (OVP), partneri më i vogël në koalicionin e Qeverisë në Vjenë, mbrëmë e zgjodhi ministrin e Punëve të Jashtme Sebastijan Kruz për lider të ri partiak. Vlerësohet se 30-vjeçari Kurz është mundësia më e mirë që partia ta rrisë rejtingun dhe ta tejkalojë Partinë ekstreme djathtiste austriake të Lirisë (FPO), e cila kryeson në anketat, ndërsa pas saj janë Socialdemokratët e kancelarit Kstijan Kern.
Kurz në konferencën e djeshme për media deklaroi se partia e tij dëshiron zgjedhje të parakohshme në shtator.
Artikuj të ngjashëm