Qeveria e re austriake, e formuar nga e djathta dhe ekstremi i djathtë betohet sot dhe merr funksionet, me vullnetin për të ashpërsuar politikën migratore dhe për të mbrojtur sovranitetin e shteteve brenda BE-së.
Në moshën 31-vjeçare, konservatori Sebastian Kurz bëhet kancelar dhe drejtuesi më i ri në botë, tetë muaj pasi mori drejtimin e partisë kristian-demokrate (ÖVP), që e drejtoi fitore në zgjedhjet legjislative të muajit tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orën lokale 11:00 (10h00 GMT), ai do të pritet nga presidenti, Alexander Van der Bellen, një ekologjist liberal, së bashku me qeverinë e tij prej 13 ministrash, gjashtë poste prej të cilëve do të mbahen nga Partia për Lirinë e Austrisë (FPÖ), aleati i tij i ekstremit të djathtë.