Udhëheqësi konservator austriak i ngarkuar për formimin e qeverisë së re, Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet e këtij muaji, tha se kishte ftuar Partinë e Lirisë ekstreme të djathtë (FPO) për të bërë koalicion, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në selinë e partisë së tij, kreu i Partisë Popullore Austriake (OVP) tha se ai nuk kishte marrë sinjale pozitive nga Partia Social Demokrate (SPO) e Christian Kern-it.
Kurz tha se bisedimet për koalicion do të fillojnë së shpejti me FPO-në, parti e cila ka zhvilluar një fushatë për kufizimet e emigracionit dhe ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat anti-islame.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurz fton ekstremin e djathtë për krijimin e qeverisë austriake
-
Merr zyrtarisht detyrën qeveria tripartiake në Austri
-
Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme
-
Austria drejt qeverisë së qendrës pas dështimit të koalicionit me të djathtën ekstreme
-
E djathta ekstreme në Austri do të ftojë konservatorët për koalicion qeverisës