Vjenë, 7 janar – Qeveria e re austriake, në përbërje të së cilës janë edhe të gjelbërit, bëri sot betimin, transmeton ATSH njoftimin e ANSA-s.
Ekzekutivi ”Kurz bis” mori detyrën në prani të presidentit të Republikës, Alexander Van der Bellen.
Dhjetë ministra i përkasin Partisë Popullore (PVP) dhe katër Partisë Ekologjike.
Betimi u bë pikërisht 100 ditë pas zgjedhjeve politike dhe 224 ditë pas rënies së qeverisë së parë ”Kurz” të koalicionit OVP-FPO.
Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, Austria u udhëhoq nga një qeveri teknike e drejtuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.
Artikuj të ngjashëm
-
Austri, konservatori Kurz krijon qeverinë me të Gjelbrit
-
Merr zyrtarisht detyrën qeveria tripartiake në Austri
-
Presidenti i Austrisë ngarkon liderin e ekstremit të djathtë që të formojë qeverinë e re
-
Partitë gjermane nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit
-
Betohet kancelari i ri austriak, Karl Nehammer