Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kurt Volker, i dërguari i ri i SHBA-së për konfliktin në Ukrainë

Ish - ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, është emëruar i dërguari special i SHBA-së për të necioguar rreth konfliktit në Ukrainë, kanë konfirmuar dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA.

Sipas raportimeve Volker “do të kordinojë të gjitha përpjekjet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për të sjellë një rezolutë rreth konfliktit i cili nisi pasi Rusia aneksoi paligjshëm Krimenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dërguari special Volker, do të shtyjë përpara mundësitë për zgjedhje të konfliktit, i cili nuk duket se do të përfundojë.

Konflikti ka katër vite prej kur ka nisur.

Më shumë se 10,000 persona janë vrarë dhe afër 2 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre pas luftimeve në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Volker do të përballet me ndihmësin e lartë të Putinit, Vladislav Surkov.

Volker pritet t’i bashkohet sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Kiev më 9 korrik.

Tillerson do të takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe disa aktivistë të shoqërisë civile.