Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kur Z-ja nënkuptonte gëzim, liri dhe humor për rusët e ukrainasit

Me klimën e tij të ngrohtë dhe peizazhet mesdhetare, gadishulli i Krimesë për dekada ka përfaqësuar arratisjen e përsosur të pushimeve verore si për rusët ashtu edhe për ukrainasit - dhe për frekuentuesit e festivaleve gjatë viteve të KaZantipit. Ngjarja mori emrin nga vendndodhja e saj e parë pranë KaZantipit të gadishullit të Krimesë në Detin Azov dhe kishte Z-në si simbolin e saj zyrtar

Për pjesën më të madhe të epokës post-sovjetike, Z-ja nënkuptonte një festival të muzikës elektronike në Krime që bashkonte njerëzit përtej kufijve.

Për Oleksandr Demianenkon, videograf dhe muzikant 36-vjeçar ukrainas, kulmi i çdo viti gjatë të njëzetave të tij ishte KaZantip. Ishte festivali më i madh i muzikës elektronike në Evropën Lindore dhe mbahej çdo gusht midis viteve 1993 dhe 2013 në Krime.

Me klimën e tij të ngrohtë dhe peizazhet mesdhetare, gadishulli i Krimesë për dekada ka përfaqësuar arratisjen e përsosur të pushimeve verore si për rusët ashtu edhe për ukrainasit - dhe për frekuentuesit e festivaleve gjatë viteve të KaZantipit. Ngjarja mori emrin nga vendndodhja e saj e parë pranë Kazantipit të gadishullit të Krimesë në Detin Azov dhe kishte Z-në si simbolin e saj zyrtar.

Nga Z-ja e festës në Z të pushtimit

Kur në vitin 2022 shkronja Z u bë simbol i mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës, Oleksandr thotë se ishte “i lënduar dhe i trishtuar”.

Edhe Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë ​​në verën e Krimesë Botë Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë ​​në verën e Krimesë

Për njerëz si Oleksandr, Z-ja nënkuptonte më shumë se një festë javore. Ishte një mënyrë jetese e përkohshme që festonte lirinë personale, vetë-shprehjen dhe gëzimin.

KaZantip filloi në gusht të vitit 1993. Ngjarja u çimentua si një festival pasi u zhvendos 200 kilometra në perëndim, në fshatin Popovka në bregun e Detit të Zi në vitin 2001.

KaZantip u konceptua si një utopi sociale, një hapësirë ​​e sigurt për të rinjtë që vlerësonin diversitetin dhe kreativitetin. Lumturia ishte parësore. “KaZantip Republic” ose “Z Republic” kishte territorin e vet - disa hektarë plazh të rrethuar me mur. Presidenti i vetëshpallur i saj ishte shtetasi rus dhe ish-surfisti i quajtur, Nikita Marshunok.

KaZantip arriti njohjen ndërkombëtare në dekadën e tij të dytë, duke tërhequr deri në 100 mijë vizitorë sipas ish-organizatorëve dhe zgjati diku nga 10 ditë në një muaj e gjysmë. Rreth tij u rrit një komunitet transnacional me tifozë të përkushtuar kryesisht nga Ukraina dhe Rusia, por edhe nga vende të tjera post-sovjetike dhe më gjerë.

“Radikalisht ndryshe”

Shumë ish-organizatorë dhe pjesëmarrës të festivalit, rusë dhe ukrainas njësoj, u tmerruan kur panë simbolin e festave të tyre të pafundme verore të bëhej emblemë për ata që mbështesin Rusinë pasi ajo filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt.

“Rreth 10 vjet më parë, të gjithë adhuruesit e muzikës elektro e lidhën shkronjën Z ekskluzivisht me festivalin vjetor KaZantip, dhe tani ky simbol shfaqet në makinat e blinduara dhe tanket e të ashtuquajturve ‘çlirimtarë’. Inat dhe dhimbje!” - ka shkruar muzikanti dhe blogeri rus, Kirill Bagus, në kanalin e tij në Telegram.

Ekzistojnë teori të ndryshme se si shkronja Z u bë simbol i luftës për Rusinë, duke përfshirë shkronjën që u promovua pasi u përdor për të shënuar pajisjet dhe automjetet në rrethimin ushtarak rus.

Megjithëse kuptimi i Z-së i pikturuar në automjete ushtarake është i diskutueshëm, shkronja është bërë pjesë e propagandës pro-ruse. Z-ja është përdorur për të zëvendësuar “з” cirilike në slogane të tilla si “Zа победу” (za pobedu), që do të thotë “për fitore”.

Një viZë për të hyrë

Gjatë gjithë vitit, përfaqësuesit e KaZantipit organizuan ngjarje në qytete të mëdha në të gjithë Ukrainën dhe Rusinë, duke ndarë të njëjtin grup DJ-sh rezidentë.

Shtrirja e KaZantip shkoi përtej qyteteve si Moska, Shën Petersburgu, Kievi dhe Odesa. Oleksandr, i cili ishte organizator i KaZantipit deri në vitin 2014, e kaloi rininë në Myrhorod, qytet që ndodhet midis Kharkivit dhe Kievit. Kur ishte në shkollë të mesme ai punonte si administrator në një klub kompjuterësh dhe ndiqte rregullisht faqen e festivalit.

Arratisje

Kërcimi - i cili ndodhi kryesisht në KaZantip gjatë natës - ishte një pjesë e madhe e arratisjes nga trashëgimia sovjetike pasi forma të ndryshme të muzikës elektronike të kërcimit gjetën rrugën e tyre drejt Krimesë.

Edhe Opinion Komponenti kulturor i sigurisë kombëtare
Image
Z-ja nënkuptonte më shumë se një festë javore. Ishte një mënyrë jetese e përkohshme që festonte lirinë personale, vetë-shprehjen dhe gëzimin

Festivali po bëhej më i madh çdo vit dhe deri në vitin 2013 mburrej me jo më pak se 15 pista kërcimi, ndërsa numri i DJ-ve dhe artistëve i kaloi 300. Artistë tekno të mëdhenj ndërkombëtarë, si Ricardo Villalobos, Armin Van Buuren, Carl Cox dhe Ellen Allien erdhën në Popovka gjatë dekadës së dytë të festivalit.

KaZantip është krahasuar shpesh me festivalin legjendar Burning Man - i cili zhvillohet çdo vit në shkretëtirën e Nevadës në SHBA - sepse edhe ai ofronte një shans për të jetuar një lloj realiteti alternativ.

“KaZantip ishte padyshim një ngjarje problematike, kryesisht sepse ishte një territor lirie, një vend ku mund të arratiseshit për disa javë nga përditshmëria shtypëse, problemet shtëpiake dhe rutina e punës”, thotë Rodion Nagorny, 38 vjeç, i cili punon në këtë ngjarje dhe industrinë e medias në Moskë dhe ka qenë në KaZantip dhe Burning Man. Rodion thotë se KaZantipi ishte një vend ku mund të shpreheshe lirshëm dhe të gjeje njerëz të ngjashëm të çuditshëm, me të njëjtin mendim.

“Një pjesë e humbur e jetës sonë”

Realiteti alternativ i KaZantipit ishte gjithashtu një nënkulturë ritualesh. Çdo muzg, presidenti, ministrat (organizatorët e festivalit) dhe pjesëmarrësit mblidheshin në plazh për të dëgjuar gongun kur dielli perëndonte.

Tetë vjet pas edicionit përfundimtar të tij, shumë ish-pjesëmarrës janë nostalgjikë për atë që përfaqësonte KaZantipi.

Sot shpirti KaZantip ndihet i largët. Olga Lannik, 35 vjeçe, e cila mori pjesë në KaZantip në vitin 2004 dhe 2005 me të dashurin Mykyta Tochynskyi, 36 vjeç, ka vetëm kujtime të ngrohta nga festivali.

Në Ukrainë, njerëzit në skenën e muzikës elektronike kanë marrë pjesë aktivisht në përpjekjet e luftës. “Unë njoh shumë DJ që kanë shkuar në front si John Object, Raavel ose Detcom”, thotë Maya Baklanova, gazetare muzike me qendër midis Berlinit dhe Kievit.

Fundi i KaZantipit

Në vitin 2014, parajsa verore e KaZantip ra pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe tensionet në Donbas u shndërruan në një konflikt të armatosur. KaZantip, si një projekt kulturor dhe social i vendosur në një territor, statusi i ri i të cilit nuk u njoh as nga Ukraina dhe as nga komuniteti ndërkombëtar, nuk mund t’u mbijetonte trazirave gjeopolitike.

Divorci midis republikës së verës dhe komunitetit të saj ukrainas ishte i shpejtë. Pasi presidenti i KaZantipit, Marshunok, mbështeti hapur aneksimin e Krimesë në mediat sociale, shumë ukrainas u kthyen kundër tij. Në të njëjtën kohë, autoritetet e reja ruse e ndaluan KaZantipin që të zhvillohej atë verë, duke përmendur shkelje të rregulloreve të zjarrit.

Marshunok kërkoi vende alternative ku mund të vinin DJ dhe vizitorë nga e gjithë bota. Në verën e vitit 2014, ai zhvendosi festivalin në bregun lindor të Detit të Zi, në Gjeorgji. Republikës iu nda një rrip plazhi pranë vendpushimit bregdetar të Anaklisë, ku ka një urë të varur për këmbësorë dhe disa ndërtesa të çuditshme. Por, ndërsa populli kaukazian me 3.7 milionë banorë ka një grup të kufizuar klubesh, pak rusë dhe akoma më pak ukrainas e bënë këtë udhëtim. KaZantip Anaklia ishte një dështim komercial.

Ndërsa Marshunok shkoi në Azinë Juglindore në kërkim të vendeve të reja, shumë anëtarë të ekipit nuk e ndoqën atë. Në vitin 2015, autoritetet kamboxhiane tërhoqën miratimin e tyre për të mbajtur festivalin në një ishull, duke përmendur “turizmin e pahijshëm”.

Sipërmarrësi rus gjeti një shtëpi të re festivali në ishullin vietnamez të Phu Quocut. Kapitulli inaugurues i pasuesit të KaZantipit, Epizode, u zhvillua në natën e Vitit të Ri në vitin 2016 dhe zgjati për dy javë. Pas ndalimit gjatë pandemisë së koronavirusit, ai pritet të rifillojë në fund të vitit.

Edhe Pas katër vjetësh luftë, vallëzimi është bërë formë rezistence për ukrainasit Botë Pas katër vjetësh luftë, vallëzimi është bërë formë rezistence për ukrainasit

Por edhe me vendndodhjen e tij tropikale, idilike, për ish-pjesëmarrësit e KaZantipit, të cilët thonë se sharmi i festivalit u zbeh drejt fundit, episode nuk ka gjasa të ringjallë frymën ose të ketë joshjen e festivalit origjinal.

Përktheu: Forca Jashar