Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kuptimi i veçantë i emrit të gjyqtares së parë afro-amerikane të Gjykatës Supreme në SHBA

Kuptimi i veçantë i emrit të gjyqtares së parë afro-amerikane të Gjykatës Supreme në SHBA

Qytetarët amerikanë janë bërë kuriozë për të ditur gjithçka rreth gjyqtares së parë afro-amerikane, që u emërua të enjten në Gjykatën Supreme, Ketanji Brown Jackson.

Një nga gjërat intriguese për gjyqtaren është parë edhe emri i saj unik, “Ketanji’, që mendohet se ka një kuptim të bukur dhe madje një origjinë interesante.

Disa raporte sugjerojnë se emri Ketanji është me origjinë indiane. Është një emërtim uniseks i përdorur në fenë hindu. Emri ka disa kuptime, të tilla si "shtëpi", "ar i pastër" dhe "banesë".

Por, ka më shumë detaje për emrin e gjyqtares, që është pagëzuar nga tezja e saj.

Sipas Politico, tezja e Ketanjit, e cila ishte me qendër në Afrikën Perëndimore me Korpusin e Paqes në kohën e lindjes së saj, u dërgoi prindërve të saj një listë me "opsionet e emrave të vajzave afrikane" dhe prindërit e gjyqtares zgjodhën emrin e bukur që ajo mban sot.

Edhe Pas 233 vjetësh, Gjykata e Lartë e SHBA-së bëhet me gjyqtare afro-amerikane Botë Pas 233 vjetësh, Gjykata e Lartë e SHBA-së bëhet me gjyqtare afro-amerikane

Ajo u quajt "Ketanji Onyika", që do të thotë "E dashura".

Prindërit e saj e quajtën Ketanji Onyika "për të shprehur krenarinë për trashëgiminë e tyre dhe shpresën për të ardhmen".

Brown-Jackson është gjyqtarja e parë afro-amerikane në historinë 233-vjeçare të Gjykatës Supreme.

Ajo lindi në Washington nga dy mësues të shkollave publike. Familja e saj u shpërngul në Miami kur ajo ishte fëmijë.

Ketanji u diplomua në Kolegjin e Harvardit në vitin 1992 dhe në Shkollën Juridike të Harvardit në vitin 1996.

Ajo është e martuar me kirurgun Patrick Jackson, me të cilin ka dy vajza.

Edhe Vdiq gruaja e parë që shërbeu në Gjykatën e Lartë të SHBA-së Botë Vdiq gruaja e parë që shërbeu në Gjykatën e Lartë të SHBA-së

Ka shërbyer si gjyqtare federale në Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Distriktit të Kolumbisë që nga viti 2021.