Trupat e gjashtëmbëdhjetë emigrantëve kurdë janë riatdhesuar në Erbil pas fundosjes së tyre derisa po mundoheshin të kalonin Kanalin Anglez në nëntor. Familjarët dhe qytetarët kanë dalë për t’ua bërë homazhet e fundit në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut.
Trupat e pajetë janë transportuar me auto-ambulancë. Në xhirime janë parë familjarët duke qarë derisa trupat po transportoheshin nga Aeroporti. Po ngrihet numri i atyre që po rrezikojnë jetën duke u munduar të ikin prej konfliktit dhe trazirave politike në shtetet e Lindjes së Mesme.
Shumë prej tyre kanë zgjedhur Kanalin Anglez për të kaluar nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar. Kalimet ilegale janë trefishuar sivjet krahasuar me një vit më parë.