Një varkë e vogël që po barte emigrantë është mbytur në orët e para të mëngjesit në Kanalin Anglez, afër Kentit në Britani të Madhe.
Sipas BBC-së, raportohet se ka viktima, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare angleze janë dërguar atje për operacionin e kërkim dhe shpëtimit.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se është në dijeni të incidentit dhe se agjencitë e saj janë duke e mbështetur reagimin e koordinuar.
Kanali Anglez shërben për të hyrë në rrugë ilegale në Britani. Shqiptarët frekuentojnë më së shumti këtë rrugë për të hyrë në shtetin britanik ilegalisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
Dy gra vdiqën gjatë tentimit për të kaluar Kanalin Anglez
-
Vdiqën tre migrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez
-
Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë mes të vdekurve nga përmbysja e varkës në Kanalin Anglez
-
Të paktën 12 të vdekur nga fundosja e një anijeje në Kanalin Anglez