Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër emigrantë humbin jetën duke tentuar të arrijnë në Britani

Katër emigrantë, duke tentuar të kalojnë Kanalin anglez kanë humbur jetën në ujërat francezë, raporton agjencia “AFP” të dielën.

Rreth 70 persona po tentonin të hipnin në një varkë të vogël duke u nisur nga ujërat francezë. Por, varka u përmbyt në orët e hershme të së dielës.

Dhjetëra u nxjerrën gjatë operacionit të shpëtimit në Wimereux, në jug të Calaisit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se katër të vdekur janë shtetas irakianë e sirianë.