Kryetarja e Madridit, Isabel Diaz Ayuso, ka thënë se “praktikisht gjithë fëmijët” që pritet të kthehen në shkollë në këtë pjesë do të infektohen me koronavirus në muajt në vijim.
Ajo ka insistuar se janë marrë masat e nevojshme për të bërë shkollat vende të sigurta, por ka thënë se nuk mund të përkujdesen që këto masa të aplikohen edhe jashtë klasave shkollore.
“Gjatë vitit shkollor, është shumë e mundur që praktikisht gjithë fëmijët do të infektohen në një apo tjetër mënyrë. Ata mund ta marrin gjatë tubimeve familjare në fundjava, apo në park mbrëmjeve, apo nëpër klasa. Nuk e dimë pasi virusi është kudo”, ka thënë Ayuso për “esRadio”.
Të mërkurën, qeveria rajonale ka kontraktuar një kompani private për të nisur testimin për 100 mijë pjesëtarë të stafeve shkollore për anti-trupa për COVID-19.
-
Madridi drejt izolimit për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19
-
Frika nga virusi po i detyron prindërit në Spanjë që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë
-
Spanjollët, të alarmuar nga rastet e reja me koronavirus
-
Spanja shpall rregullat e reja anti-COVID për rihapjen e shkollave
-
Spanja me mbi 400 mijë të infektuar me COVID-19