Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetarja e Kopenhagës u bën thirrje vizitorëve të huaj të mos blejnë marihuanë

Kryetarja e Kopenhagës u ka bërë thirrje të hënën vizitorëve të huaj të mos blejnë marihuanë në lagjen Christiania, raporton agjencia AP.

Një 30-vjeçar është qëlluar për vdekje e katër tjerë janë plagosur dy javë më parë, shkaku i një lufte mes bandave për ta marrë primatin për tregun e marihuanës në këtë zonë.

Vrasja e 26 gushtit është rasti i radhës në betejën e përgjakshme mes dy bandave rivale, “Hells Angels” dhe “Loyal to Family”. Të dy bandat po mundohen ta monopolizojnë shitjen e kanabisit në Christiania.

Të premten, një 28-vjeçar, i lidhur me “Loyal to Family” është arrestuar në lidhje me vrasjen.

Në Danimarkë është ilegale shitja e marihuanës.

“Spiralja e dhunës në Christiania është thellësisht shqetësuese”, ka thënë kryetarja Sophie Haestorp Andersen.

Edhe Frederiksen i thotë Trumpit se fati i Grenlandës është në duar të qytetarëve të saj Botë Frederiksen i thotë Trumpit se fati i Grenlandës është në duar të qytetarëve të saj

Ajo u ka bërë thirrje “qindra e mijëra turistëve dhe shumë studentëve të huaj që janë zhvendosur në Kopenhagë, të mos blejnë marihuanë apo lloje tjera të dogës në rrugën Pusher”.

Christiania është bërë një prej atraksioneve më të mëdha turistike të Kopenhagës.

“Duket e pafajshme të blesh marihuanë për një natë festive, por mendoni faktin se paratë tuaja përfundojnë në duart e kriminelëve që gjuajnë me armë në rrugët tona dhe vënë në rrezik njerëzit e pafajshëm”, ka thënë Haestorp Andersen.