Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Frederiksen i thotë Trumpit se fati i Grenlandës është në duar të qytetarëve të saj

Trump - Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka thënë presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump se i takon Grenlandës që të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shkaktoi trazira në Kopenhagë dhe në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, javën e kaluar, kur sinjalizoi se SHBA-ja dëshironte të merrte ishullin e madh arktik, i cili është një territor autonom i Danimarkës, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një telefonatë 45-minutëshe të mërkurën, Frederiksen i ka thënë Trumpit se Danimarka është e përgatitur të rritë përgjegjësinë e saj për sigurinë në Arktik.

Ajo ka përsëritur edhe deklaratat e kryeministrit të Grenlandës, Mute Egede, i cili së fundmi ka deklaruar se Grenlanda nuk është në shitje.

Trumpi nuk ka reaguar publikisht ndaj thirrjes. Sidoqoftë, ai ka ripostuar në llogarinë e tij TruthSocial një sondazh të vitit 2019, që tregonte se 68% e grenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka.

Referendumi për pavarësinë mendohet të jetë në plan dhe Danimarka ka thënë se do të respektojë çdo rezultat.

Gjatë mandatit të tij të parë si president, Trumpi ka thënë se donte të blinte Grenlandën. Kur Frederiksen e kishte quajtur propozimin "absurd", ai kishte anuluar papritur një udhëtim në Danimarkë.