Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mosmarrëveshja për drogën, gjashtë të vrarë në Shkretëtirën e Kalifornisë

Autoritetet amerikane kanë arrestuar pesë persona në lidhje me gjashtë trupat që u gjetën në Shkretëtirën e Kalifornisë.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se gjashtë personat besohet se janë vrarë gjatë mosmarrëveshjes për tregtinë e marihuanës.

Pesë të dyshuar janë arrestuar pasi policia lëshoi urdhër-arrest ndaj tyre. Policia dyshon se ata kanë lidhje me vrasjen e gjashtë personave.

Zona, rreth 80 kilometra në verilindje të Los Anxhelosit, është aq larg, sa departamenti i policisë ka kërkuar ndihmë edhe nga Patrullat e Kalifornisë për të gjetur vendin e krimit.