Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetari i Parlamentit ukrainas kërkon më shumë armatim

Ushtria Ukrainase ne ofenzive

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës ka thënë se situata në frontin e luftës ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të përkrahjes së madhe perëndimore që ka marrë ushtria ukrainase.

Ruslan Stefanchuk ka marrë pjesë në takimin e kryetarëve të parlamenteve të Grupit të G7-s. Ushtria ukrainase në javët e fundit ka avancuar në rajonin e Kharkivit duke kthyer kontrollin e tri qyteteve.

Stefancuk ka thënë se situata ka ndryshuar për shkak të fuqisë së forcave ukrainase, por edhe për shkak të përkrahjes së madhe ushtarake që kanë pranuar në muajt e luftës.

Ai ka thënë se ushtria tani ka armatim modern që kanë pasur efekt shumë të madh në frontin e luftës.

Gjatë takimit, kryetari i Parlamentit ukrainas ia ka dorëzuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, një listë me pajisjet që i duhen ushtrisë ukrainase. Këtë listë ua ka dorëzuar edhe kolegëve të shteteve të tjera.