Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryetarët e komunave italiane fikin dritat kundër rritjes së çmimit të energjisë

Mbrëmjen e sotme në orën 22:00, kryetarët e komunave në Itali do të fikin për pak minuta dritat që ndriçojnë monumentet dhe ndërtesat publike të qyteteve të tyre.

Në këtë mënyrë ata duan të protestojnë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë.

Kryetari i Firences, Dario Nardella, shpjegoi se “në qytetin e tij, kjo rritje parashikohet të shkaktojë shpenzime shtesë me 10 milionë euro. Që do të thotë se “për të paguar këtë shumë, ndoshta do të duhet të reduktohet mbështetja sociale që u jepet kategorive në nevojë të qytetarëve”.

Kryekomunarët italianë kërkojnë ndihmë urgjente nga qeveria e Mario Draghit, e cila po përgatitet të prezantojë masa të reja në ndihmë të qytetarëve, bizneseve, por edhe pushtetit vendor.