Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministrja islandeze nderon dëshmorët ukrainas

Kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdottir, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të martën.

Ajo vendosi lule në një mur përkujtimor gjatë një ceremonie për vullnetarët ukrainas që u vranë në luftime që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia filluan një kryengritje në rajonin lindor të Donbasit.

Jakobsdottir pritej të takonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës në Kiev.

Ndërkaq ministri rus i Mbrojtjes inspektoi të martën një fabrikë raketash në rajonin e Moskës.

Sergei Shoigu vizitoi fabrikën e korporatës së raketave taktike ku foli me stafin dhe inspektoi linjat e prodhimit që montonin armë me precizitet të lartë.

Në një takim me menaxherët e fabrikës, Shoigu u kërkoi punëtorëve të "dyfishonin" sasinë e prodhimit.

Artikuj të ngjashëm