Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministrja e Zelandës së Re kritikon Kinën lidhur me të drejtat e njeriut

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka kritikuar Kinën për shkak të historikut të saj lidhur me të drejtat e njeriut.

Ardern duke folur në Samitin e Biznesit të Kinës në qytetin Auckland të Zelandës së Re, duke iu referuar shtypjes së ujgurëve dhe protestave në rajonin special administrativ të Hong Kongut, theksoi se ka shqetësime serioze në lidhje me qasjen e Kinës ndaj të drejtave të njeriut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Përderisa roli i Kinës në botë rritet dhe ndryshohet, nuk do të mbetet pa u vërejtur nga askush që gjendet këtu edhe dallimi mes sistemeve tona edhe pajtimi i interesave dhe vlerave që formësojnë këto sisteme", u shpreh ajo.

Ardern njihet me një retorikë më moderuar krahasuar me shumë liderë dhe nuk ka kritikuar më parë drejtpërdrejt Kinën.