Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministrit izraelit i bindet gjykatës, shkarkon aleatin kyç

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi aleatin kyç të kabinetit, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë që e urdhëronte ta bënte këtë dhe duke thelluar përçarjet mbi pushtetin e gjykatave. Netanyahu njoftoi se po shkarkonte Aryeh Derin, i cili shërben si ministër i Brendshëm dhe Shëndetësisë.

Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi javën e kaluar se Deri nuk mund të shërbente si ministër i kabinetit për shkak të një dënimi vitin e kaluar për shkelje tatimore. Vendimi i gjykatës erdhi pasi Izraeli është zhytur në një mosmarrëveshje mbi pushtetin e gjyqësorit.

Qeveria e ekstremit të djathtë e Netanyahut dëshiron të dobësojë Gjykatën e Lartë, të kufizojë mbikëqyrjen gjyqësore dhe t'u japë më shumë pushtet politikanëve.