Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri rus bën thirrje që Rusia ta përkrahë Putinin

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin të hënën u bëri thirrje anëtarëve të kabinetit të tij që të qëndrojnë të bashkuar në përkrahje të presidentit Vladimir Putin pas krizës më serioze politike të vendit në dekada.

Në mbledhjen e kabinetit, Mishustin i vlerësoi ministrat për veprimet koherente gjatë rebelimit të ushtarëve mercenarë të Wagnerit.

Ai ka shtuar se duhet të ruhet uniteti i të gjitha forcave duke u rreshtuar pas presidentit.

Të shtunën, ushtarët e Grupit Wagner morën për pak kohë një bazë ushtarake ruse në një marshim kërcënues drejt Moskës, por u larguan të nesërmen.

Kremlini ka njoftuar se ka bërë marrëveshje që lideri i grupit Yevgeny Prigozhin të transferohet në Bjellorusi dhe me këtë të marrë amnisti, së bashku me ushtarët e tij. Ndërkaq, Komiteti Kombëtar kundër Terrorizmit i Rusisë ka njoftuar se situata në vend është e qëndrueshme.