Madrid, 7 shtator – Katalonasit nuk mund ta zhvillojnë referendumin për pavarësinë e Katalonjës, sepse atyre nuk ua lejon Kushtetuta e Spanjës dhe ligji ekzistues, deklaroi kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.
Edhe disa ditë më parë ai tha se nuk do të lejonte që rajoni më i rëndësishëm ekonomik të shpërbëhej.
Rajoni spanjoll i Katalonjës do të zhvillojë një referendum për pavarësinë më 1 tetor pas një seance parlamentare të diskutueshme në të cilën separatistët luftuan kundër protestave të opozitës.
Masa u miratua dje me 72 vota pro. Pati edhe disa abstenime. Ndërsa, opozita bojkotoi, që do të thotë se nuk ka pasur vota kundër.
Nëse rajoni priret drejt një referendumi, kjo do të shkaktojë një konflikt me qeverinë , e cila në mënyrë të përsëritur ka paralajmëruar se çdo përpjekje për t’u larguar nga Spanja nuk do të njihet.