Botë

Kryeministri francez lufton për mbijetesë, rivalët refuzojnë të mbështesin votëbesimin

r François Bayrou

Foto: Associated Press

Partitë opozitare franceze kanë thënë se nuk do ta mbështesin kryeministrin François Bayrou pasi ai thirri një votëbesim më 8 shtator për shkak të planeve për shkurtime të thella buxhetore.

Bayrou, i cili ka udhëhequr një qeveri minoritare që nga dhjetori i kaluar, thirri votimin të hënën, duke paralajmëruar se Franca po përballej me një "moment shqetësues dhe vendimtar". 

"Po, është e rrezikshme, por është edhe më e rrezikshme të mos bësh asgjë", ka thënë ai, përballë deficitit buxhetor në rritje të Francës, raporton BBC.

Mirëpo duke nisur nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë te Socialistët, të Gjelbrit dhe Franca e Papërkulur në të majtë, partitë opozitare u rreshtuan për të thënë se do të votonin kundër tij.

Bayrou ka thirrur votimin dy ditë para mbajtjes së protestave të thirrura në të gjithë Francën për të "bllokuar gjithçka".

Lëvizja “Bloquons”, e cila filloi në mediat sociale, por që atëherë është mbështetur nga sindikatat dhe e majta ekstreme, nisi pasi Bayrou njoftoi plane në korrik për pothuajse 44 miliardë euro shkurtime buxhetore.

Ministri i Financave, Eric Lombard, ka thënë të martën se duhet gjetur një mënyrë për të përgatitur një buxhet për rimëkëmbje për vitin 2026.

Deficiti buxhetor i vitit të kaluar ka arritur në 5.8% të prodhimit ekonomik (PBB) të Francës dhe Bayrou ka thënë se Franca ishte në rrezik.