Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar të martën se tashmë është e qartë pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, se presidenti amerikan, Donald Trump dhe ekipi i tij dëshirojnë të arrijnë marrëveshje afatgjatë dhe të qëndrueshme të paqes.
Lavrovi ka thënë se atmosfera në samitin SHBA-Rusi ishte “shumë e mirë”, ka raportuar Reuters.
“Ishte e qartë se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe ekipi i tij, dëshirojnë që sinqerisht të arrijnë rezultate afatgjata, të qëndrueshme dhe të besueshme”, ka shtuar Lavrov për transmetuesin rus “Rossiya24”.
Mirëpo, Lavrovi e ka thënë tërësisht të kundërtën për liderët evropianë, të cilët morën pjesë në samitin shumëpalësh në Shtëpinë e Bardhë të hënën me Trumpin dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas tij, “evropianët kanë këmbëngulur në çdo kohë për një armëpushim, dhe se pas përfundimit të armëpushimit, ata do të vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me armatim”.
-
Rusia akuzon SHBA-në se nuk ka përmbushur “mirëkuptimet” e arritura në samitin Trump-Putin
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur
-
Trump: Mendoj që Putini dëshiron ta përfundojë luftën