Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur ta “heqë Ukrainën nga harta e kombeve”, ka thënë të premten ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Ministri i tha radiostacionit France Inter se sanksionet evropiane të shpallura në 24 orët e fundit janë krijuar për të “asfiksuar funksionimin e Rusisë”.
“Putini zgjodhi një ofensivë masive, ai ka vendosur të heqë Ukrainën nga harta e kombeve", ka thënë Le Drian.
Ministri ka thënë se sanksionet franceze kundër Rusisë që ende nuk janë shpallur nga presidenti Emmanuel Macron “do të jenë drastike dhe të forta, që do të thotë se nuk mund të kenë më aktivitete ekonomike në Francë. ”
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian
-
Ukraina me sanksione “masive” ndaj grupeve mafioze ruse
-
Macron: Rusia mund të përballet me sanksione të reja nëse s’ka dakordim për armëpushim
-
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën
-
Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë