Rusia nuk ka marrë ende një kërkesë që presidenti Vladimir Putin të marrë pjesë në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, thotë Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se një takim i mundshëm mes dy liderëve nuk ishte përjashtuar.
Zelenskyy ka bërë thirrje më parë për bisedime kokë me kokë me Putinin, duke thënë se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Peskov ka thënë se nuk ka pasur diskutime për takim të mundshëm mes Putinit dhe presidentit amerikan Joe Biden, raportojnë mediat ruse.
Disa ditë përpara se trupat ruse të pushtonin Ukrainën, Shtëpia e Bardhë tregoi se çdo samit i tillë fillimisht do të kërkonte një de-përshkallëzimin nga ana e Putinit.