Kremlini ka reaguar ndaj pretendimeve të inteligjencës së SHBA-së se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, se këshilltarët po kanë frikë ta informojnë drejt presidentin rus në lidhje me situatën në Ukrainë dhe po ashtu për sanksionet, raporton BBC.
Në konferencën e tij ditore, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe Pentagoni nuk kanë informata të sakta se çfarë po ndodh.
“Ata thjeshtë nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin. Nuk e kuptojnë presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e tij të punës”, tha Peskov.
Peskov ka thënë se kjo është shqetësuese, pasi “një moskuptim i tillë çon te vendimet e gabuara dhe mund të ketë pasoja të rënda”.
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
Kremlini: Deklaratat e Trumpit për Rusinë dhe Putinin janë serioze
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë
-
Të gjithë jemi emocionalë, thotë Kremlini pasi Trumpi e quajti Putinin “të çmendur”