Kremlini ka njoftuar të premten se çdo angazhim i trupave të NATO-s në Ukrainë do ta rrezikonte ngritjen e mëtejme të tensioneve në kufi me Rusinë, dhe se do ta detyronte Moskën të merrte masa shtesë për forcimin e sigurisë së saj.
NATO-ja kishte shprehur shqetësim të enjten për angazhimin e shtuar të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës, pasi që Rusia tërhoqi vërejtjen se përkeqësimi i konfliktit në rajonin e Donbassit mund të shkatërrojë Ukrainën.
Kremlini ka bërë të ditur gjithashtu se situata mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe forcave separatiste të përkrahura nga Rusia është shumë e tensionuar dhe se në ditët e fundit ka pasur provokime të shumta.
Pentagoni të enjten ka bërë të ditur se Qeveria ukrainase ka shprehur shqetësime ndaj agresionit rus dhe provokimeve të separatistëve në jug të territorit të saj.
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
-
Kremlini i kënaqur me qëndrimin e SHBA-së që përjashton anëtarësimin e Ukrainës në NATO
-
Kremlini i përgjigjet Macronit për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë
-
Kremlini thotë se situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të sigurisë
-
Kremlini thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO është kërcënim për Rusinë