Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kostarikasit që paguhen për t’u martuar me emigrantët kinezë

“Kush do që të fitojë ca para?”

Qe kjo një pyetje e thjeshtë, por që mjaftoi për ta bindur Marian (që nuk është emri i saj i vërtetë) t’i hyjë asaj që dukej si një ujdi e kollajshme.

Një grua e re i ofroi kostarikases 46-vjeçare rreth 175 dollarë për t’u martuar me një burrë kinez, në mënyrë që ai të mundë ta sigurojë lejen e qëndrimit në këtë shtet të Amerikës Qendrore, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Në atë kohë, Maria jetonte në njërën prej zonave më të varfra të kryeqytetit kostarikas, San Jose, dhe kishte nevojë të madhe për ndihmë që ta ushqejë familjen.

“Nuk kishin se çfarë të hanim”, thotë Maria, duke e justifikuar vendimin e saj për të thënë “po”.

“Ata e kërkojnë një pre”

Edhe Shfrytëzim seksual i grave në Gazë në këmbim të ushqimit Botë Shfrytëzim seksual i grave në Gazë në këmbim të ushqimit

Lagjja në të cilën jeton Maria nuk njihet fort si zonë e sigurt. “Këtu përreth, sa më pak që dini aq më gjatë jetoni”, paralajmëron një banor.

Zëvendësprokurori i Shtetit, Guillermo Fernández, thotë se zyra e tij aktualisht është duke i hetuar më se 1.000 raste të martesave për të cilat dyshohet të jenë të rreme. Fernandez thotë se druan që kjo shifër është “thjesht maja e ajsbergut” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)