Një korridor evakuimi nga qyteti i Sumyt në verilindje të Ukrainës do të rihapet të mërkurën, ka thënë guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy në rrjetet sociale.
“Miq! Ekipi i negociatave ka punuar gjithë natën, dhe ata kanë zgjeruar operacionin e korridorit humanitar nga Sumy deri në Poltava”, ka thënë ai sot duke shtuar se do të jetë i hapur nga ora 9 në mëngjes deri në 21 në mbrëmje.
Njerëzit do të mund të udhëtojnë me automjetet e tyre personale, tha ai. Gjithashtu, 22 autobusë të përdorur gjatë evakuimit të së martës do të kthehen në qytet nga qyteti qendror i Poltava për të ndihmuar evakuimet rreth orës 14:00. sipas kohës lokale, tha ai.
“Janë të njëjtit autobusë që kishim dje për kolonën e parë të transportit. Ato do të përdoren për transportin e grave shtatzëna, grave me fëmijë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.
Korridori u mundësoi rreth 5,000 civilëve të evakuonin qytetin të martën, sipas nënkryetarit të zyrës presidenciale ukrainase Kirill Timoshenko.
-
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut
-
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
-
I dërguari rus thotë se është bërë përparim në bisedimet për paqe në Ukrainë