Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi – zhvillimet e kësaj jave në botë

Foto: Reuters

E diela e 15 marsit mbyll një javë me plot zhvillime të pazakonta, me koronavirusin që vazhdon të shpërndahet nëpër botë. Shumë lajme e këshilla janë shpërndarë ditëve të fundit.

Mbyllja e vendeve të grumbullimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandemi koronavirusin. Sipas të dhënave të fundit, afro 160 mijë njerëz janë infektuar në botë në më shumë se 115 shtete. Numri i vdekjeve i është afruar gjashtëmijëshit.

Të martën, Italia hyri në karantinë të plotë, me policinë që patrullon për të mbajtur rendin e për të mos lejuar qytetarët të dalin rrugëve. Këto ishin masat më strikte në këtë vend që nga Lufta e Dytë Botërore. Restorantet, kafeteritë, muzetë dhe të gjitha dyqanet, pos farmacive e atyre të ushqimit, janë mbyllur, shkruan BBC.

Kjo ka ndodhur në shumë vende të tjera në Evropë. Spanja ka shpallur gjendje emergjente dhe ka mbyllur disa rajone. Madje edhe klubi i Real Madridit është futur në karantinë. Miliona fëmijë e studentë kanë mbetur në shtëpi. Shumica e vendeve evropiane kanë mbyllur shkollat e universitetet.

Edhe Koronavirusi në botë: Përmbledhje e lajmeve më të reja Botë Koronavirusi në botë: Përmbledhje e lajmeve më të reja

Në botë janë pezulluar shumë fluturime. Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar udhëtimet nga Evropa për 30 ditë.

Irani është një nga vendet më të prekura, pas Kinës.

Jo vetëm udhëtimet kanë pësuar. Organizimet sportive e kulturore janë ndërprerë plotësisht, e tregjet pësuan rënien më të rëndë në 33 vjet.

Koronavirusi ndryshoi jetën

Image

Në gjithë botën, virusi ka ndryshuar mënyrën si njerëzit bëjnë tregti, punojnë e si kontaktojnë me miqtë e familjen.

Rafte nëpër dyqane shpesh kanë mbetur të zbrazëta, me qytetarë që janë furnizuar me ushqime e dezinfektues.

Biznese të shumta kanë dërguar punëtorët nëpër shtëpi, duke marrë masa parandaluese për shpërndarjen e virusit.

Njerëzit po gjejnë mënyra të reja për të komunikuar. Një video nga Italia ka bërë bujë. Aty shihen njerëzit që përmes dritareve dhe ballkoneve këndojnë bashkërisht për të rritur moralin në luftën ndaj cirusit. Kjo ngjau edhe në Wuhan të Kinës, që konsiderohet burimi i virusit.

Lani duart, lani duart, lani duart

Edhe Historia e përhapjes së koronavirusit Video Historia e përhapjes së koronavirusit

Këshilla e njëjtë nga të gjithë zyrtarët shëndetësorë në botë ka qenë: Lani duart mirë me sapun, shmangni prekjen e fytyrës dhe nëse keni simptoma vetizolojuni.

OBSH-ja po ashtu ka kërkuar njerëzit të mbajnë distancë së paku një metër nga at që kolliten apo teshtinë.

Mund të jetë e vështirë për fëmijët, por mjekët thonë se parandalimi më i mirë bëhet përmes këtyre masave.

Video emocionuese

Në një video, një burrë nga këmbët e deri në kokë i mbuluar me veshje mbrojtëse, qëndron afër shtratit të gruas së tij, teksa ajo qan.

“Mos u brengos, do të rri këtu”, thotë ai, teksa përgjigja e saj është e shpejtë: “Mos hyr brenda dhomës”.

Klipi shfaq dy kineastë lokalë në Wuhan nga fazat fillestare të virusit derisa vendi ishte në karantinë.

Në Kinë tani, gjërat kanë nisur të përmirësohen: Java që u mbyll shënoi rënie në numrin e rasteve të reja.

Këshillat false

Edhe Historiku i përhapjes së koronavirusit në botë Botë Historiku i përhapjes së koronavirusit në botë

Ka pasur rekord postimesh e komentesh se cilat janë ushqimet më të mira apo këshillat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

BBC-ja kishte renditur pesë kryesore e që ishin të rreme, sipas fakteve shkencore.