Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore sinjalizoi zbutje të raporteve me Korenë Jugore

Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxhetë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve.

Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtrihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom, në zonën e çmilitarizuar, ka raportuar agjencia Yonhap e Koresë Jugore.

“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambient ku komunikimi do të jetë i mundshëm në çdo kohë”, tha zëdhënësi i presidencës së Koresë Jugore, Yoon Yung-chan.