Koreja Veriore ka njoftuar të ketë kryer testime të rëndësishme raketore. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, rezultatet e këtyre testimeve do të përdoren për të përforcuar statusin strategjik të Koresë Veriore.
Analistët besojnë se testet kanë qenë tokësore dhe të një makinerie që ndihmon në lansimin e raketave ndërkontinentale, transmeton KTV. Testimi i kësaj makinerie vjen pak ditë pasi Koreja Veriore ua mbylli dyert bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për çarmatosjen bërthamore.
Shteti diktatorial ka deklaruar se nuk është e nevojshme për bisedime të gjata me amerikanët dhe se tema e çarmatosjes bërthamore nuk është në tavolinën e këtyre bisedimeve.
Ani pse është përballur me sanksione nga Kombet e Bashkuara, Koreja Veriore u është kthyer testeve të raketave me rreze të shkurtër veprimi, të cilat nuk mund të marrin koncesione nga SHBA-ja.
-
Koreja e Veriut po shton kapacitetet me armë bërthamore, thotë mbikëqyrësi i OKB-së
-
Koreja e Veriut ka ndërtuar bazë ushtarake sekrete pranë kufirit me Kinën
-
Shtrenjtimi i naftës - Koreja e Jugut po shqyrton zgjerimin e kufizimeve në qarkullimin e automjeteve
-
Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian, që inteligjenca amerikane nuk i mbështet
-
Kim Jong Un po e pozicionon vajzën e tij si pasardhëse