Koreja e Veriut ka testuar dy raketa balistike që janë në gjendje të mbajnë armë nukleare e të godasin edhe Japoninë, raporton agjencia AP.
Testimi është bërë të dielën, ndërsa raportohet se ky testim është në shenjë proteste ndaj miratimit të Tokios për një strategji të re të sigurisë me një bazë më ofenzive kundër Koresë së Veriut dhe Kinës.
Testimi erdhi po ashtu dy ditë pasi që Koreja e Veriut tha se ka kryer një test kyç për të ndërtuar një raketë balistike ndërkontinentale më të lëvizshme, që është në gjendje ta arrijë territorin amerikan.
Dy raketat e lansuara udhëtuan nga zona veriperëndimore Tongchangri për afro 500 kilometra në një lartësi maksimale deri 550 kilometra, para se të binin në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, kanë njoftuar qeveritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se raketat janë lëshuar nga një kënd më i pjerrët, dhe se ato do të udhëtonin më larg po të lansoheshin nga një trajektore standarde.
-
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike drejt detit
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pak para kthimit të Trumpit
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
-
Koreja e Veriut teston një raketë balistike
-
Koreja Jugore kërcënohet me raketa nga fqinja veriore