Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut po e zhvillon një tip të ri të armatimit kundërajror

Mediat shtetërore në Korenë Veriore kanë raportuar se lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e ka mbikëqyr testin e një sistemi të ri të armatimit kundërajror, ka urdhëruar prodhimin e tij masiv dhe vendosjen e tij në gjithë vendin.

Agjencia e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, raportoi sot se Kim “e ka shikuar testin e tipit të ri të sistemit të armatimit kundër aeroplanëve”, transmeton rel.

Kohëve të fundit Koreja Veriore i ka kryer dy teste atomike dhe dhjetëra lansime të raketave balistike, derisa përpiqet ta zhvilloj një raketë të aftë të bartë kokë atomike deri në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Programi atomik dhe testet raketore janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, por Pheniani ka thënë se ato janë të domosdoshme për ta kundërshtuar agresionin amerikan.

Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë çfarëdo synimi për ta sulmuar Korenë Veriore.

Artikuj të ngjashëm