Koreja e Veriut është gati të mbyllë dhjetëra ambasada, përfshirë në Spanjë, Hong Kong dhe shumë vende në Afrikë, raportoi të mërkurën Reuters.
Pheniani ka marrë vendim që të mbyllë gati 25 për qind të misioneve në mbarë botën.
Sipas Koresë së Jugut, mbyllja e fundit e misioneve të saj diplomatike nga Koreja e Veriut ishte një shenjë se vendi i izoluar po lufton për të fituar para jashtë shtetit për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.
Të hënën, media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA tha se ambasadorët e vendit bënë vizita "lamtumirëse" te liderët e Angolës dhe Ugandës javën e kaluar, teksa mediat lokale në të dy vendet afrikane raportuan mbylljen e ambasadave të Veriut atje.
Si Angola ashtu edhe Uganda kanë krijuar lidhje miqësore me Korenë e Veriut që nga vitet 1970, duke ruajtur bashkëpunimin ushtarak.
Edhe
SHBA-ja mbyll ambasadën e saj në Kuvajt
Ministria e bashkimit e Seulit, e cila merret me çështjet ndër-koreane, tha se tërheqja pasqyronte ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që synojnë frenimin e financimit për programet bërthamore dhe raketore të Veriut.
Koreja e Veriut ka marrëdhënie zyrtare me 159 vende, por kishte 53 misione diplomatike jashtë shtetit, duke përfshirë tre konsullata dhe tre zyra përfaqësuese.