Koreja e Veriut vijojnë testimet e armëve duke lëshoi sëfundmi një tjetër raketë me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit të Japonisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Koreja e Jugut, e cila e sheh gjithnjë të pranishëm kërcënimin e fqinjëve veriorë.
“Pheniani lëshoi sot një raketë me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë. Ajo u lëshua nga qyteti bregdetar i Wonsanit, rreth orës 09:06”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore.
“Autoritetet koreano-jugore po analizojnë detajet e këtij veprimi”, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri japonez kritikon testimet e shpeshta të raketave të Koresë së Veriut
-
Koreja e Veriut lanson raketë, pretendohet se po tenton të dërgojë satelit spiun në hapësirë
-
Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale pas kërcënimit ndaj SHBA-së
-
Raketa e re e Koresë Veriore sfidon fqinjët dhe SHBA-në