Koreja e Veriut ka emëruar një kryenegociatore bërthamore si ministren e parë të Jashtme femër të vendit, njoftoi media shtetërore të shtunën.
Ky vendin vjen në kohën e paralajmërimeve nga SHBA-ja se Pheniani po përgatitet të kryejë një provë bërthamore.
Diplomatja e karrierës, Choe Son Hui u emërua në këtë pozitë, në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë nga 8-10 qershor, i mbikëqyrur nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, njoftoi gazeta shtetërore KCNA.
Emërimi i saj vjen në një kohë tensionesh në Gadishullin Korean, pasi Koreja e Veriut rriti në mënyrë agresive programin e saj të testimit të armëve në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Të martën, Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Politikën e Koresë së Veriut, Sung Kim paralajmëroi se Washingtoni beson se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test të shtatë bërthamor, i cili do të ishte i pari që nga viti 2017.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha gjithashtu të martën se Koreja e Veriut "po përgatit vendin e saj të testimit bërthamor", duke paralajmëruar se situata rreth programit bërthamor të Phenianit "është mjaft shqetësuese sepse ne kemi parë një përparim të shpejtë në çdo linjë”.
Edhe
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
Koreja e Veriut ka lëshuar 17 raketa vetëm këtë vit, duke përfshirë dy teste të suksesshme të raketave balistike të supozuara ndërkontinentale.
Koreja e Jugut dhe SHBA-ja bënë një shfaqje ajrore të forcës ndaj Koresë së Veriut të martën, duke fluturuar 20 avionë luftarakë mbi ujërat në perëndim të Gadishullit Korean në përgjigje të testeve të fundit raketore të Phenianit.