Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Koreja e Veriut e furnizoi Rusinë me miliona predha”

Koreja e Veriut i ka dërguar 6700 kontejnerë që transportonin miliona municione në Rusi, që nga korriku për të mbështetur pushtimin rus në Ukrainë, kanë raportuar mediat jug-koreane të martën.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-Sik, ka thënë se kontejnerët mund të mbanin më shumë se 3 milionë predha artilerie 152 milimetra ose 500.000 fishekë.

“Mund të jenë përzierje të të dyjave dhe mund të thuash se të paktën miliona predha janë dërguar. Qindra fabrika të municioneve të Koresë së Veriut po funksionojnë me rreth 30 për qind të kapacitetit të tyre për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe energjisë elektrike”, ka thënë ministri Shin, ka transmetuar TheGuardian.

Rusia dhe Koreja e Jugut janë afruar që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të 2022-s.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e kishte takuar presidentin Vladimir Putin.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Koresë së Jugut kanë thënë se Rusia i është kthyer importeve të Koresë së Veriut dhe Iranit.

Në këmbim të kontejnerëve, Koreja e Veriut ka marrë furnizime ushqimore nga Rusia.

 

Artikuj të ngjashëm