Koreja e Veriut thotë se ka arrestuar një shtetas të SHBA-së, nën dyshimin se ka kryer “veprime armiqësore” kundër shtetit.
Im Hak-song punoi në Universitetin Pyongyang të Shkencës dhe Teknologjisë (PUST) dhe u ndalua më 6 maj, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre qytetarë të tjerë amerikanë janë duke u mbajtur në Korenë e Veriut, përfshirë Kim Sang-duck, i cili ndiqte mësimet në PUST.
Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë akuzuar Korenë e Veriut për ndalimin e qytetarëve të saj për t'i përdorur ata si pengje.
Kim Hak-song kishte përshkruar më parë veten si një misionar i krishterë që kishte për qëllim të niste hapjen e një laboratori eksperimental në PUST, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një postim online nga Kim.